Home     Aktuale     Galeria     Deshmoret     Lirika     Video     Disa Letra

ANKETA
Cila nga Partitė do tė donit tė ishte pjesė e qeverisė re nė Republikėn e Maqedonisė?

BDI-PPD
PDSH

Users Online:


T A N U S H E S

Porsa syrin e ka çel Pranvera,
mbi Tanush mor po vin retë e zeza,
dora sllave po prin e po vret
faren me na e tret
Jo qe besa thret Likova
se ka burra Kumanova
mbaje fort Tanush bajrakun
bashke kem me marre hakun
se Shqiponjat i kam nis
me tri shkronja jane qendis
jane betue prej perendise
gjake me i fale lirise!
C'ke Mateç more o qe te tundet dheu
se i ka ne kambe more trimat Skenderbeu
ne Haracine, Hotell e Llojane
luftojne dhambe per dhambe
Orizare ti moj Zemra e Shqipes
mbajahu krismat trimave te Vaksinces
Hej Sllupcan mor
shtatin me shume plage
tane Likova ashte ne flake
Jo nuk shbahet dot Likova
Priti djemt qe i qon Kosova
mbaje fort Tanush bajrakun
bashke kem me marre hakun!
 
  S U L M I

Ta shemba shkja kufinë
që ngrite ti në vendin tim
e përmbi varr të babës tim.
Ta shemba, ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
të vujtjes dhe të urrejtjes.
Me zemërim, me vrull të math
e bubullimë qe s'ka mbarim.
Sa vjet ti me çave
më ndave, më vrave!
Armik-lugat! Armik-xhelat!
Ti bëre azape, s'tu tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite,
t'i shemba!

Tani!
Tani!
Atje ku ti o Mal i Zi
ngite kufi që ndanin,
e çanin vëllazëri:
Hej! Sot, shkon
e valon,
parmenda!

Ti bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty gjyrma t'u duk si në ujë.

Ta shemba armik kufirin
derë burgu,
dhè është tani si ish!
si do të jetë
përjetë Lëndinë!

N D E R T I M I

I bie arës mespermes
e gjer në bres, e përmbi bres
humbas me gas në grurin tim,
të Dheut tim, te babës tim,
të birit tim, sot e përjetë,
jetë pas jete!
Dhe ndje qysh flet, me zë të qetë
im`Atë vetë nga balta posht
Ta mbroni Dhenë ku eshtrat kam
ku hi e tokë e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenë qe e ushqe
dhe sot si dje me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrë lot,
as sot, as mot!...
Se loti është robërì,
Gjaku Liri!

Dhe Babën tim kur e kujtoj
Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma,
desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, s' bërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.

 
  QËNDRIMI


Tani! Tani!
Unë jam gati te vdes që sot
se rroj përmot, mbytyr me gjak
po jo me lot, për këtë Dhè
që e kam si fè e përmbi fè.
E kam Vatan! E kam Atdhe!
Hej! po buças me zë kabà
sa të dëgjohet në qiell là
sa të dëgjojë funt e krej
kush gjak shqiptari ka në dej.
Shaban vëlla!
Destan baba!
Hej! Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar, ti Zot krenar
ti djalëri, ti pleqërì bëju gati!
Bëju gati për vrull të rì;
ta djegësh botën ta bësh hì
për Lirì, Për Shqipëri!
Tani, tani
Oj Serbi ja unë ja ti!
Po unë jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi as fqinjërì...
Unë jam këtu kur Mali i Zi
me Shumadi me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherì ish ILIRI!
Kur nga një det në tjatrin det isha Zot vetë.
Se jam këtu nga moti kur vetë zoti
e bëri fushën fushë e malin mal!
Unë jam këtu e do të jem denbabaden
sa mali të bëhet hì e hiri mal përsërì.

RRUGA E MBARE JU QOFTE

nene lokja percjell femine
niset ne shkrepat e malesise
motra e dashur percjell vllaznine
te nisur ne rrugen e lirise

Rruga e mbare te qofte biri im
shko sherbej shqiptarise
shko krenar birri nenes TRIM
e na sjell ne voter zjarrin e LIRISE.

rruge e mbare vllau i motres
qofshe i bekuar me jete e mote
hallall te qofte pragu i votres
gjaku yt shqiptar mos te shkofte kot.

mos kurseni piken e gjakut
tregoni shkaut se jeni trimat e lirise
mos harroni amanetin e plakut
"mos ja leni shkaut token e shqiptarise"