Home     Aktuale     Galeria     Deshmoret     Lirika     Video     Disa Letra

ANKETA
Cila nga Partitë do të donit të ishte pjesë e qeverisë re në Republikën e Maqedonisë?

BDI-PPD
PDSH

Users Online:



VDEKJA KRENARE

Ne kete leter do te ju rrefej per nje ngjarje qe ka ndodhur gjat kohes se luftes ne Sllupçan.Kjo ngjarje mua me preku thell ne zemer si kurr me pare dhe mesova se çeshte malli dhe çeshte krenaria.Personi per te cilin ju shkruaj quhej Shenasi, ishte ne moshen 26 vjeçare kur iu bashkangjit radheve te UCK-se qe nga fillimi i luftes, luftonte ne mnyre te pa meshirshme, dinte te perballoj çdo lloj bteje dhe zjarri, mundesi qe ta takosh kishe vetem ne betejen dhe zjarrin me te madh qe u bente.
Luftonte me ore e me dit pa gjum e pa buk vetem se ujin ia sillte nje femij 14 vjeçare i cili me vone ra edhe vet deshmore.Dua te them se Shenasiu si dhe trima te tjere te medhenj nuk i kishte parasysh pasojate veta por ato te armikut. Ishte dite e premte dhe qe nga ora pese e mengjesit filluan luftimet me te medha qe ndodhen gjat krizes, pasojat e armikut ishin te medha kurse ne radhet tona kishte probleme qe perballoheshin me sukses.Per faktin se armiku kishte marre aksionin me te rrezikshem deri me tani dhe ishte i vendosur ose tash ta mposht Sllupçanin ose kurre, sulmonin me aq kapacitet qe kishin, tankse te shumta e kishin rrethuar fshatin dhe po tentonin ti afroheshin gradualisht, dhe te nesermen rreth ores 15:30 Shenasiu ngritet nga istikami dhe qendron ne kembe, djeg tankun e armikut dhe me ze te larte jep gjith kurajon qe kishte ushtareve te tij, ate e kapin plage te renda dhe e shtrijne tok ne dhe, i afrohen shoket dhe e shohin te pergjakur, pluhur e tym, tmerr i zi ne ate vend, ndersa KOM. Shenasiu me goje te pergjakur buzeqesh, kerkon nga vogelushi nje pik uj duke mos treguar dhembje per plaget qe ju kishin renditur ne trup. Ende uji pa arrit Shenasiu don ti mbyll syt, dhe thote jam krenar qe zoti per te vdekur ma ka dhuruar kete dite, dhe vdes me sy ne flamur te drejtuar dhe atedh te perqafuar.Krenaria e komandantit beri qe istikamet e UCK-se te mos shkelen kurre nga kemba e armikut, trimeria e tij ishte qellim i tegjith luftetareve tjere, gjaku i tij beri qe temeli i vendit te tij te mos leviz kurre.
Ai pa dyshim ishte i dalluar per trimerine dhe vendosjen qe kishte nganjehere dukej se trimi kishte harruar se ishte ne lule te rinise, dhe se femijet e tij rritjn veç sa e kishin nise. Ai i dinte keto, por e dha jeten krenar se luften me betim nga zemra e kishte nis dhe duke e lutur zotin qe jeten e tij tia fale LIRISE, kurse gjakun
FLAMURIT TE SHQIPTARISE.

E varrosin dhe prezent ishin pothuajse te gjithe bashkluftetaret, vetem se funeralin nuk e pa nena e tij e cila nuk derdhi pike loti, dhe nusja e cila qe ate dite rinine e harroi, dhe femijet ne preher i afroi.
Athua trimi eshte penduar qe ka dhene jeten e rinine per flamurin e lirine, jo sigurisht se funerali hyri ne dhe, e goja nuk i pushoi duke i buzeqesh.
Nje dite lagjes me balte kah ura ne Sllupçan, femiu i te ndjerit perpara me doli, me kapi doren dhe me tha, me blej nje gje ne dyqan, kjo ishte fjala qe me preku me rane, ne zemer e shpirt gjithmon do te me len nje barre, se babane e tij nuk e kishte me prane. Sigurisht liria qe e gezojne tash femijet e tij dhe te tjeret, u pagua shtrenjte, malli per deshmoret e kombit do te na shoqroj gjithmone, ata nuk do te harrohen kurre, dhe gjithmone do te kujtohen si bijte me te mir te kombit, si sakrifice per te miren tone.
Lavdi Shenasi Ibrahimit dhe tegjith trimave qe e dhan jeten per lirine e kombit.

                                                                                                     Nga Veton Bajrami

 

Vari im është në Sllupçan, në Tanushë, në kalanë e Tetovës

Bija ime!

Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për jetime.

Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq shumë i desha. Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t'i dalë dikush në krah. Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi, mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten. Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t'ju shoh të lirë, të kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.

Bija ime!
Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë, e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje. Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e Tetvës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë. E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë tjerë.


Bija ime!
Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht. Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë, me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin të gjithë që ta marrin me shpatë. Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e respektova dhe më respektoi. Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit. P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet e deri sa t'i mësojë shkronjat. Ju dua shumë

                                                                                "Nga nje Komandant, Deshmore"